TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mesfushori i Spanjës, Rodri është bërë lojtari i parë që përjashtohet nga ndeshja e ardhshme, pasi ka thyer një rregull të ri të futur në Euro 2024.
Ylli i Manchester Cityt u paralajmërua në fitoren 3-0 të Spanjës ndaj Kroacisë për dhënien e një penalltie pasi rrëzoi Bruno Petkoviçin kur dukej i gatshëm të shënonte.
Shumë menduan sikur Rodri duhej të ishte përjashtuar direkt nga loja, pasi një rregullore u ndryshua kohët e fundit kur bëhet fjalë për një lojtar që mohon një mundësi të dukshme për të shënuar.
Rodri është sërish në mesfushën e Spanjës për ndeshjen kundër Italisë, por sërish u ndëshkua me karton të verdhë në fund të pjesës së parë.
Arsyeja e ndëshkimit të tij ishte për shkak se ai u ankua te arbitri.
Një rregullore e re e sjellë nga UEFA do të thotë se vetëm kapitenët lejohen të komunikojnë me gjyqtarin.
Kapiteni i Spanjës është Alvaro Morata, ndërsa zv/kapiten është emëruar Dani Carvajal i Real Madridit.
Në rast se portieri është kapiten i një ekipi kombëtar, një lojtar jashtë fushës mund të emërohet për të qenë në dialog të rregullt me gjyqtarin.
Si rezultat, Rodri tani do të pezullohet për ndeshjen e fundit të Spanjës në Grupin B kundër Shqipërisë pasi mori kartona të verdhë të njëpasnjëshëm.
Spanja është duke fituar 1-0 ndaj Italisë falë auto-golin nga Riccardo Calafiori që futi topin në rrjetën e tij në minutën e 55-të.