SPORT, 20 Qershor 2024, 20:30

Me të i shënoi Italisë, shitet për shifrën rekord fanella me numrin 10-të e Nedim Bajramit

Me të i shënoi Italisë, shitet për shifrën rekord

Një shtetas turk ka blerë për një shifër rekord fanellën e Nedim Bajramit të veshur në ndeshjen ndaj Italisë në Euro 2024. Bajrami në ndeshjen e zhvilluar në Dortmund shënoi golin e vetëm për Shqipërinë, që në fund u mund 2-1.

Fanella e yllit të Kombëtares, Nedim Bajramit u shit në ankand për plot 5792 euro. Është ky rezultati përfundimtar i ankandit të hapur pas ndeshjes së parë me Italinë, ku u nxorën në shitje të gjitha fanellat e kuqezinjve për atë ndeshje.

Fanella e dytë më e shitur ishte ajo e sulmuesit Armando Broja, që kapi vlerën 825 euro. Në vendin e tretë ishte fanella e Mirlind Dakut e blerë për 477 euro, ndërsa pas tij erdhën fanellat e Jasir Asanit (468 euro) dhe Kristjan Asllanit (445) euro. Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, pasi shënoi pas vetëm 23 sekondave.

 

Me të i shënoi Italisë, shitet për shifrën rekord