SPORT, 18 Shkurt 2024, 15:30

Fitore me përmbysje në Romë, Bolonja mund Lacion dhe shikon sërish nga Champions

Fitore me përmbysje në Romë, Bolonja mund Lacion dhe shikon

Bolonja ka arritur një fitore të madhe në Serinë A, duke mposhtur me përmbysje skuadrën e Lacios në “Olimpico” dhe tashmë shikon më afër ëndrrën “Champions”.

Sfida nisi mjaft mirë për bardhekaltrit, të cilët kaluan në avantazh me anë të Isaksen në minutën e 18’, por një gafë e portierit Provedel dhe mbrojtësit Kasale në minutën e 39’ solli barazimin e miqve me El Azuzi.

Pjesa e dytë ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, por djemtë e Tiago Motës kaluan në avantazh me anë të Xhoshua Zirkze në minutën e 78’, duke përmbysur çdo gjë.

Kështu Bolonja nuk i ndahet Atalantës, duke qëndruar me 45 pikë në vendin e 5-të, ndërsa Lacio në vendin e 8-të me 37 pikë.

Fitore me përmbysje në Romë, Bolonja mund Lacion dhe shikon