TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Napoli vazhdon të kalojë një periudhë të keqe në kampionat, me “axurrët” që arritën të shmangnin disfatën ndaj Xhenoas vetëm në fundin e takimit me Ngongen.
Kjo duket se po sjell më shpejtë seç pritej fundin e aventurës së Maxarrit në stolin e kampionëve të Serisë A. Mediat italiane bëjnë me dije se tekniku 62-vjeçar varet nga sfida me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, që do të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.
De Laurentis nuk ka duruar më dhe pritet të largojë menjëherë nga klubi Maxarrin, ashtu siç bëri me Rudi Garsian disa muaj më parë.
Në Itali përflitet dhe për zëvendësuesin e 62-vjeçarit në stolin e Napolit dhe në “pole” është pikërisht Marko Xhampaolo. Ish-trajneri i Milanit dhe Sampdorias nuk ka drejtuar asnjë ekip që nga tetori i vitit 2022 dhe duket se është gati të rikthehet në futbollin italian për të mbyllur sezonin me “axurrët”.

Gjithashtu Xhampaolo ishte në kontakte dhe për t’u bërë trajneri i Shqipërisë, porn ë fund në stolin e Kombëtares tonë u ul Silvinjo.