SPORT, 20 Gusht 2022, 19:28

Erzeni bën surprizën e parë të Superiores, mund Vllazninë në kthimin pas 19 vitesh

Erzeni bën surprizën e parë të Superiores, mund

Erzeni ka debutuar me fitore në “Abissnet Superiore”, duke mundur në Durrës Vllazninë me rezultatin minimal 1-0.

Pjesa e parë foli vetëm për skuadrën shijakase, e cila gjeti avantazhin në minutën e 22’ me Alan Rodrigez, i cili realizoi një supergol nga goditja e dënimit.

Në pjesën e dytë, Josa hodhi disa lojtarë në sulm për të ndryshuar rezultatin, por pavarësisht rasteve të shkodranëve, asgjë nuk ndryshoi.

Kështu  Erzeni rikthehet me një fitore pas 19 vitesh në Superiore teksa javën e ardhshnme do të ndeshet me Kastriotin në transfertë. Nga ana tjetër skuadra e Josës duhet ta harrojë sa më parë këtë humbje dhe të përgatitet për sfidën me Kukësin në shtëpi.