TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj, duket shumë pranë largimit nga AEK-u i Athinës për tu transferuar te Lokomotiva e Moskës.
19-vjeçari do ti kushtojë klubit rus rreth tre milionë euro, me marrëveshjen mes klubeve që është shumë pranë konkretizimit ku AEK-u do të përfitojë dhe një përqindje në rast se Mitaj shitet në të ardhmen nga ana e Lokomotivës.
Mbrojtësi i Kombëtares duket kështu shumë pranë nisjes së një aventure të re në karrierë ku do të lërë Greqinë për tu transferuar në kampionatin rus.