SPORT, 20 Gusht 2022, 17:59

Borusia e Dortmundit shpërfytyrohet në shtesë, Bajer Leverkuzen “prek” fundin

Borusia e Dortmundit shpërfytyrohet në shtesë, Bajer Leverkuzen

Verder Bremen ka mposhtur Borusia e Dortmundit me një përmbysje spektakolare në shtesë duke mbyllur sfidën me rezultatin 2-3.

Dortmundi kryesonte me rezultatin 2-0 deri në minutën e 89’ të sfidës ku miqtë startuan një përmbysje spektakolare e cila u kompletua me golin e Burke në minutën e 90+5 që vulosi fitoren për skuadrën e tij.

Bajer Leverkuzen nga ana tjetër duket se njeh vetëm humbje teksa gjendet në vendin e fundit të klasifikimit, me “aspirinat” që u mposhtën nga Hofenheimi me rezultatin 0-3.

Borusia e Dortmundit shpërfytyrohet në shtesë, Bajer Leverkuzen