TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kristjan Asllani është padiskutim një ndër lojtarët më të përfolur në shtëpinë e Interit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka folur gjatë një interviste me programin “MatchDay Programme”, rritjen e tij profesionale dhe për golin e tij ndaj Interit sezonin e kaluar, kur mbante veshur fanellën e Empolit.
Rritja – “Ka shumë persona që kanë kontribuar në rritjen time. Para se të gjithë, familja ime dhe më pas njerëzit që pata fatin të takoj në fushë. Trajnerë si Andreacoli që më dhanë besim dhe mundësi të shprehem, si Romanjoli që ishte pikë referimi për mua dhe Samir Ujkani që më ndihmoi shumë në çdo gjë.”
Brozoviç – “Tani kam fatin që të luaj me Brozoviç, i cili është një lojtar që të mëson shumë.”
Goli ndaj Interit – “Goli më i rëndësishëm për mua ishte ai i shënuar në ‘San Siro’ kundër Interit sezonin e kaluar. Tani unë jam pjesë e kësaj skuadre, kështu që është e çuditshme, por ai gol është pjesë e asaj që unë u transferova këtu. Goli im i parë me Interin, erdhi kundër Monakos, edhe ai gol ishte i pabesueshëm. Si tifoz interist që jam, të dëgjoje tifozët që bërtisnin emrin tënd ishte një emocion i papërshkuar.”, përfundoi Kristjan Asllani.