TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është padyshim një makinë goli! Kjo, natyrisht, dihej tashmë për Erling Haaland. Ajo që ne nuk dimë është se sa larg mund të shkojë. Sulmuesi norvegjez i Manchester City po kalon një sezon të shkëlqyer dhe duket i pandalshëm nën drejtimin e Pep Guardiolës.
Me datën 31 dhjetor 2022 dhe pas golit të tij kundër Evertonit, sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar 21 gola në 15 ndeshje në Premier League (dhe 27 gola në 21 paraqitje për Citizens).
Çfarë do të ndodhë deri në maj, askush nuk e di. E vetmja gjë që është e sigurt është se këtë sezon, Erling Haaland është i pandalshëm.
Shënuesit më të mirë të pesë sezoneve të fundit të Premier League në detaje:
2018/19: Mane, Aubameyang, Salah 22 gola
2019/20: Vardy 23 gola
2020/21: Kane 23 gola
2021/22: Salah, Sean 23 gola
2022/23 (Në 16 ndeshje): Erling Haaland 21 gola.