SPORT, 31 Dhjetor 2022, 20:48

Premier Ligë/ Arsenali vazhdon "arratinë", e mbylli vitin me fitore

Premier Ligë/ Arsenali vazhdon "arratinë", e mbylli vitin me

Arsenal ka mposhtur me rezultatin 4-2 Brajtonin në javën e 18-të të Premier Ligës në atë që ishte ndeshja e fundit e vitit 2022, të cilin e mbylli në arrati në kryesim.

Sfida u zhbllokua shumë shpejt me Bukajo Saka i cili shënoi në minutën e 2-të të sfidës. Më pas shifrat u dyfishuan në minutën e 39-të me Odegard. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Në fillim të pjesës së dytë “topçinjtë“ shënuan edhe të tretin duke thelluar diferencën me Nketiah ndwrsa në minutën e 65-të vendasit shënuan golin e parë me Mitoma.

Seria e golave nuk u ndal sepse pastaj ishte Martineli i cili dërgoi përsëri sferën në rrjetë për skuadrën e Artetës ndwrsa Ferguson u përgjigj pak çaste më vonë duke vulosur rezultain 4-2 që nuk ndryshoi deri në fundin e ndeshjes.

Kështu, Arsenali mbyll vitin 2022 në vendin e parë në kuotën e 43 pikëve, 7 më shumë se Mançester Siti i vendit të dytë që duket se ka shumë vështirësitë të mbajë hapin e londinezëve në këtë edicion.