SPORT, 14 Nëntor 2022, 18:41

Eden Hazard mund të largohet nga Reali i Madridit në janar

Eden Hazard mund të largohet nga Reali i Madridit në janar

Gjatë një konference për shtyp, anësori belg Eden Hazard bëri të ditur opsionin e largimit nga klubi gjatë merkatos së dimrit.

“Dua të luaj më shumë, por kjo është pjesë e sportit. Është një trajner që e merr vendimin. Shpresoj që dita ime të vijë”, tha Hazard.

Sipas Lavenir, Hazard shtoi se një transferim në janar nuk përjashtohet, edhe nëse dëshiron të qëndrojë te Real Madrid.

Kujtojmë se Eden Hazard u transferua te Real Madridi nga Çelsi në verën e vitit 2019, duke përmbushur një ëndërr fëmijërie. Sidoqoftë, belgu filloi të futej shpesh në infermieri, gjë që e pengoi atë në Madrid.