SPORT, 14 Nëntor 2022, 22:33

Do të debutojë në një Botëror, Lautaro Martinez: Krenar që do të përfaqësoj Argjentinën

Do të debutojë në një Botëror, Lautaro Martinez: Krenar

Kupa e Botës nis pas pak ditësh dhe lojtarët kanë filluar stërvitjet me kombëtaret e tyre.

Lautaro Martinez do të debutojë për herë të parë në një Botëror pikërisht këtë nëntor, ku do veshë fanellën e Argjentinës.

Në rrjetet sociale, “Il Toro” shprehet se është mjaft i emocionuar.

“Katër vjet më parë thashë se askush nuk do të më hiqte iluzionin e përfaqësimit të vendit tim në një Kupë Bote.

Sot, pas katër vitesh punë të palodhur, ka ardhur ajo që doja aq shumë. Lumturia dhe krenaria që ndjej që jam në gjendje të mbroj vendin tim është e pamasë. Falënderoj mbi të gjitha familjen time që më shoqëron në çdo moment”, shkruan ai.