SPORT, 2 Shkurt 2023, 23:19

Real Madrid rikthehet te fitorja, Asensio dhe Vinicius nderojnë Los Blancos në kampionat

Real Madrid rikthehet te fitorja, Asensio dhe Vinicius nderojnë Los Blancos

Pas barazimit me Sociedad, Real Madrid është takuar përsëri me fitoren, këtë herë në shtëpi me shfirat 2-0 ndaj Valencias.Los Blancos ndez festën në stadium në minutat shtesë të pjesës së parë, koordinim perfekt i Rudiger, me topin që ndalet vetëm në fundin e rrjetës.

Gëzimi i madrilenëve zgjat pak pasi ndërhyn VAR dhe anulon golin, për shkak të një faulli të Benzema gjatë zhvillimit të goditjes së këndit që solli epërsinë.

Gjithsesi, goli i vërtetë mban firmën e Asensios, sapo filloi pjesa e dytë, gjuajtje mbresëlënëse. Ekipi i Voros ra moralisht dhe pësoi edhe të dytin menjëherë me Vinicius. Gabriel Paulista do ndëshkohej me karton të kuq 20 minuta para fundit, duke “tradhtuar” kështu skuadrën.

Real Madrid renditet në vendin e dytë me 45 pikë, 5 pikë më pak se Barcelona kryesuese. Edicion jo i mirë i Valencias deri më tani, pasi ndodhet në 10-shen e dytë të tabelës.