TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Maroku ishte padyshim surpriza e këtij Botërori në Katar. Ata u renditën në vendin e katërt pas humbjes 2-1 me Kroacinë. Pas sfidës ka folur edhe trajneri Valid Regragui.
“Mbeta pak i zhgënjyer pasi ishte humbja e dytë radhazi, megjithatë në fushë dhamë gjithçka edhe pse ishim në vështirësi sa i përket aspaktit fizik.
Lojtarët kishin shumë pak kohë në dispozicion për të rikuperuar, por ne kërkuam t’i dhuronim një tjetër kënaqësi njerëzve tanë.
Tani do të provojmë të rikthehemi më të fortë pas katër viteve ndërsa jam i sigurt se aktualisht jemi ndër tre apo katër kombëtaret më të forta në botë”, u shpreh Regragui.