SPORT, 17 Dhjetor 2022, 22:09

"Në Brazil e duam Mbape për një arsye", Ronaldinjo: Ja pse Mesi mund të luajë deri në 50 vjeç

"Në Brazil e duam Mbape për një arsye", Ronaldinjo: Ja

Në prag të finales së Kupës së Botës mes Francës dhe Argjentinës, Ronaldinjo, i cili fitoi Kupën e Botës 2002 me Brazilin, foli për gazetën sportive franceze ‘L'Equipe’.

“Të dyja skuadrat meritojnë të fitojnë. Mendoj se edhe Brazili kishte një skuadër shumë të mirë, por gjërat nuk shkuan ashtu siç menduam. Brazili është ende nën presion.

Kur mendojmë për futbollin, mendojmë për Brazilin. Por ishte një grup shumë i mirë me shumë talent. Shpresoj që kjo gjeneratë të fitojë diçka të rëndësishme.

Messi? Ky nivel është normal për të, apo jo (qesh)? Ai është më i miri në botë për shumë vite tashmë. Është Botërori i tij i fundit, por isha i sigurt se do të kthehej dhe do të bënte gjithçka që duhej për ta fituar. Për mua ai mund të luajë deri në 50 vjeç sepse ka shumë më tepër cilësi se gjithë të tjerët”, tha Ronaldinjo.

Legjenda braziliane foli me superlativa për yllin francez, Mbape: “Më pëlqen gjithashtu ta shikoj duke luajtur. Jam shumë i lumtur për të. Ai bën gjithçka shumë mirë dhe është ende shumë i ri. Ai ka të gjitha cilësitë, ritmin, driblimin dhe, përballë portës, ka qetësinë. Këta janë lojtarët që ne brazilianët na pëlqen t’i shohim duke luajtur. Ai gjithashtu duket se ka një personalitet të fortë”.