TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Manchester City mori një goditje të fortë pak ditë më parë teksa Kevin De Bruyne doli nga fusha e lojës i dëmtuar. Pep Guardiola konfirmoi se bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë:
“Duhet të vendosim nëse ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Do të vendosim në ditët në vijim, por rrezikojmë ta humbasim për 3-4 muaj”, u shpreh Guardiola. Sipas mediave, stafi drejtues i Man.City do të vendos në ditët në vijim nëse do të futen apo jo në merkato.
Sky Sport shkruan se Dani Olmo shihet nga Guardiola si zëvendësuesi i De Bruyne. Pengesë mund të jetë fakti se spanjolli është nën kontratë me Leizpig deri në 2027, ndërsa ka një klauzolë largimi prej 50 milionë euro, por që futet në fuqi sezonin e ardhshëm. Gjithnjë sipas Sky: Leipzig nuk e lë të lirë heroin e finales përballë Bayern Munich pa 80 milionë euro. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Man.City kanë vendosur të mos shesin Bernardo Sila-n, por palët pritet të firmosin një kontratë të re deri në 2026.