TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Klubi i Partizani ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e kthimit kundër Valmierës, që do të luhet nesër në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Nga ora 10:00 deri në 20:00 biletat mund të blihen në sportelin që ndodhet në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Ndërsa në ditën e ndeshjes (nesër) do të ketë bileta edhe në pikën pranë stadiumit “Elbasan Arena”. Për të ndjekur Partizani-Valmiera, klubi i kuq ka vendosur një çmim popullor për tribunat C, D, E, F dhe G, teksa një biletë do të kushtojë vetëm 3 mijë lekë të vjetër. Ndërsa në tribunën qendrore A dhe B, një biletë do të kushtojë 10 mijë lekë të vjetër. Më shtrenjtë është zona VIP (20 mijë lekë të vjetër).
Ndeshjen do ta transmetojë direkt televizioni “MCN”, ndërsa sot trajneri i Valmierës, Jurgis Kalns, si dhe ai i Partizanit, Zoran Zekiç, do të dalin para mediave respektivisht në orën 17:45 dhe 18:45.