SPORT, 12 Korrik 2022, 11:17

Ka shkëlqyer me paraqitjet e tij, tre klube të tjera italiane kërkojnë shërbimet e sulmuesit shqiptar

Ka shkëlqyer me paraqitjet e tij, tre klube të tjera italiane

Zgjatet lista e skuadrave që duan të fitojnë shërbimet e sulmuesit shqiptar, Silvio Merkaj.

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, përveç Barit, Pizës, Komos dhe Ternanës tani sulmuesin 24-vjeçar e ndjekin me interes edhe Benevento, Breshia dhe Peruxhia.

Paraqitjet mbresëlënëse në Serinë C me fanellën e Virtus Entelës bënë që shqiptari të jetë në radarët e shumë ekipeve të Serisë B italiane në këtë sesion të merkatos verore.

Më parë, Silvio Merkaj ka mbajtur veshur fanellat edhe të Vastoxhirardit, Bitontos, Gelbizonit, Igeas, Neanias dhe Folinjos.