TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventusi është një nga klubet më aktive këtë merkato vere, ku pas zyrtarizimit të Angel Di Maria dhe Pol Pogba, tashmë është në gjurmët e Nikolo Zinolos dhe Nikola Milenkoviç. Mbrojtësi është në radarët e Interit dhe Milanit, por duket se një ofertë nga “Zonja” mund ta bëjë serbin të ndryshojë drejtim.
Siç bën me dije “La Repubblica”, bardhezinjtë kërkojnë që të shesin Matijas De Ligt për një shumë të madhe dhe me paratë që do të përfitojnë nga holandezi të fillojnë trataviat për Zaniolon dhe një mbrojtës.
Emri i preferuar nga Alegri, siç thekson gazeta italiane, është ai i 24-vjeçarit, i cili mund të largohet nga Fiorentina këtë verë dhe me një ofertë bindës, Juvja mund të lërë pas rivalët e Interit e Milanit.