SPORT, 15 Maj 2022, 22:41

Darmian dhe Lautaro shkëlqejnë në Sardenjë, Interi “i dënuar” të besojë deri në fund te titulli

Darmian dhe Lautaro shkëlqejnë në Sardenjë, Interi “i

Interi është i dënuar të besojë te titulli kampion në Serie A. Zikaltërit ia dolën të mundin 1-3 Cagliarin në Sardenjë.

Çështja Skudeto mbetet e hapur por objektiv shumë i vështirë, duke patur parasysh që djemtë e Inzaghit duhet të shpresojnë te humbja e Milanit në Reggio Emilia javën tjetër me Sassuolon, lidhur këtu me 3 pikët e tyre.

Pjesa e parë  u mbyll 0-1.

Ashtu siç pritej,  pati kontestime pas një goli të Skriniar në minutën e 12-të, me arbitrin që e anulloi për shkak të një prekje me dorë. Vendimi erdhi pas një komunikimi me VAR.

Inter po vuan jo pak ndaj Cagliarit, teksa goli i epërsisë për kampionët e Italisë erdhi vetëm në minutën e 26-të. Ishte Darmian që fluturoi mbi të gjithë pas krosimit të Perisic, për të shënuar me kokë

Nisja e pjesës së dytë ishte perfekte nga zikaltërit, që gjejnë të dytin me Lautaron.

Një goditje nga distanca e grekut  Lykogiannis C. ngushtoi shifrat, me Handanovic që nuk bën dot asgjë (54).

Goli i qetësisë mban firmën e Lautaro, në fund. Inter ka 83 pikë, 2 më pak se Milan.