SPORT, 3 Tetor 2025, 15:23

Juventusi drejt sfidës ndaj Milanit, shumë dilema për Tudorin

Juventusi drejt sfidës ndaj Milanit, shumë dilema për Tudorin

Pas barazimit 2-2 ndaj Vilarrealit në Champions League, Juventusi shkon drejt sfidës së radhës me Milanin me një kombinim sfidash dhe siguriesh. Trajneri Igor Tudor duhet të gjejë ekuilibrin mes lojtarëve të tij më të besueshëm dhe disa dyshimeve që lidhen me formacionin dhe repartet më kritike. Një nga pikat problematike mbetet mesfusha, ku Kopmeiners ka dhënë paraqitje të dobët ndaj Vilarealit.

Statistikat e tij tregojnë pasime të humbura dhe duela të fituar minimalisht, duke krijuar hendek në organizimin e ekipit. Në repartin ofensiv, Dejvid dhe Openda kanë humbur vetëbesimin dhe nuk kanë treguar ritmin e duhur, duke e bërë Vlahoviç të mbetet një alternativë serioze për qendrën e sulmit. Sidoqoftë, situata kontraktuale e tij vazhdon të ndikojë dhe bën të vështirë vendimin për formacionin titullar.

Mungesa ose forma e Turam dhe Bremer janë dilema të tjera për Tudor. Një nga ta që mungon do të ndikonte në mbrojtje dhe do të kërkonte rregullime taktike të menjëhershme. Përballja me Milanin nuk fal, dhe çdo dobësi mund të kushtojë. Në trekëndëshin e pas sulmit, situata duket më e qartë: Konseisao favorizohet për të luajtur pranë Ildýz, ndërsa Zhegrova pritet të qëndrojë në stol dhe të aktivizohet vetëm në rast ndryshimesh strategjike.

Kjo zonë do të jetë vendimtare për të gjeneruar rrezik ndaj portës kundërshtare. Skuadra duhet të gjejë balancën mes mesfushës dhe sulmit, duke u bërë më dinamike dhe e rrezikshme në pjesën e përparme. Pika e fortë është qendra e mbrojtjes, ku Bremer garanton stabilitet, por çdo mungesë tjetër në këtë reapart mund të krijojë pasiguri. Dyshja Gati dhe Kelli deri tani nuk kanë ofruar stabilitet, ndaj Igor Tudor do të ketë sërish “dhembje koke”, lidhur me zgjedhjet që do duhet të bëjë në këtë repart. Ndërkohë, lojtarët e tjerë që do të aktivizohen nga stoli duhet të tregojnë grintë dhe gatishmëri. Zëvendësimet mund të jenë vendimtare, duke ndryshuar ritmin e ndeshjes dhe duke ofruar mundësi për të krijuar avantazh.