SPORT, 30 Dhjetor 2021, 13:28

Briken Çalja kalon me sukses testet anti-doping: Zyrtarisht Kampion Bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh

Briken Çalja kalon me sukses testet anti-doping: Zyrtarisht Kampion Bote

Briken Calja ka kaluar me sukses testin anti-doping. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë peshëngritësi shqiptar, i cili e ka ndarë me ndjekësit e tij duke e postuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” se ndihet i lumtur që këto teste treguan vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të Peshëngritjes:


“Një lajm i mirë mbërriti këtë mëngjes. Testet anti-doping dolën duke treguar pastërtinë dhe vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të fundit.

Jam jashtëzakonisht im lumtur që medaljet e arit dhe të argjendit certifikohen si të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe personalisht të miat. Zyrtarisht Kampion Bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh.”, shkroi Calja.

Briken Çalja kalon me sukses testet anti-doping: Zyrtarisht Kampion Bote