SPORT, 9 Tetor 2022, 22:02

Fitore me përmbysje në kampionat, Kristiano Ronaldo bën heroin ndaj Evertonit

Fitore me përmbysje në kampionat, Kristiano Ronaldo bën heroin

Mançester Junajtid u rikthye te fitorja në kampionat pas humbjes 6-3 në derbi, teksa mposhti mbrëmjen e sotme, Evertonin me përmbysje 1-2.

Heroi i “Djajve të Kuq” në këtë përballje ishte Kristiano Ronaldo, i cili u fut nga stoli në minutën e 29-të, ndërkohë që tundi rrjetën në të 44-tën.

Për sa i përket sfidës, vendasit kaluan të parët në avantazh me Iobin në minutën e 5-të. Festa e skuadrës së Lampard zgjati vetëm 10 minuta, pasi në të 15-tën, braziliani Antoni vendosi baraspeshën. Për golin e fitores mendoi ylli portugez Kristiano Ronaldo.

Në pjesën e dytë rezultati mbeti i pandryshueshëm. Në minutën e 81-të, Rashford provoi të trefishonte shifrat, por goli u anulua për prekje me dorë.

Me këtë fitore Junajtid u ngjit në vendin e 5-të, me 15 pikë në 8 ndeshjen. Sfidën e radhë “Djajtë e Kuq” do ta luajnë në shtëpi ndaj Njukastëll.

Fitore me përmbysje në kampionat, Kristiano Ronaldo bën heroin