TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Feston Kristiano Ronaldo. Sulmuesi shënoi golin e parë për këtë sezon me Mançester Junaitid. Portugezi realizoi golin e dytë për “djajtë e kuq” në fushën e Evertonit mbrëmjen e së dielës.
Goli u realizua në minutën e 44-t. Në fillim shënuan vendasit që në minutën e 5-të me Iwobi. Mançesteri barazoi me Antony, 10 minuta më pas.
Ishte Ronaldo ai që pasi mori një pasim të gjatë mposhti portierin. Ky ishte goli i tij i 700-të për klubet ku ai ku luajtur.
Pak ditë më parë mes Kristiano Ronaldos dhe Mançester Junaitid u fol për një thyerje përfundimtare. Mediat raportuan se portugezi do të largohet nga Anglia në janar. Pika që derdhi gotën ishte pankina në derbin e humbur 6-3 ndaj City. Mediat në të gjithë Anglinë theksuan se CR7 kishte luajtur vetëm 80 minuta në Premier League. Madje nuk kishte qenë asnjëherë titullar nga humbja 0-4 me Brentford në fillim të shtatorit.