TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kristjan Asllani nuk do të jetë në dispozicion të Torinos nesër, që përballet me Interin në “San Siro”. Tashmë është konfirmuar mungesa e mesfushorit shqiptar, i cili duhet të presë edhe disa ditë për të veshur fanellën e Torinos në ndeshje zyrtare.
Gjithsesi, transferimi i Asllanit nuk është në rrezik. 23-vjeçari e ka hedhur firmën e kontratë, ndërsa mungesa e nesërme vjen për shkak dokumentacioni.
Torino dhe Bolonja insistuan deri në fund për shërbimet e Asllanit. Madje te Bolonja mungon vetëm zyrtarizimi, pasi gjithçka konsiderohej e kryer para se Asllani të mos hiqte dorë nga pretendimet për pagën.
Ishte Torino që e bindi më pas mesfushorin e Kombëtares shqiptare. Tashmë është koha për të dhënë më të mirën në huazim, ndërsa Torino ka detyrim blerje në fund të sezonit.