TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arsenali ka marrë një tjetër fitore në Premier Ligë, duke mundur në transfertë Bërnmuthin me rezultatin e pastër, 0-3.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta e nisi këtë sfidë mjaft mirë, me Odegard që gjeti dy gola për 11 minuta.
Në pjesën e dytë ishte Saliba i cili realizoi një supergol për të mbyllur sfidën.
Kështu Arsenali konfirmon formën e mirë që po kalon, duke kryesuar me pikë maksimale në Premier Ligë pas tre javëve, duke pritur rezultatin e Mançester Sitit në sfidën e nesërme me Njukasëllin.