SPORT, 5 Janar 2022, 19:17

Agim Canaj, trajneri i ri i Lushnjës

Agim Canaj, trajneri i ri i Lushnjës

Lushnja ka zgjedhur trajnerin e ri që do ta udhëheqë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit. Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, ka prezantuar para skuadrës, Agim Canaj.

Tekniku me shumë eksperiencë në futbollin shqiptar do të mundohet të nxjerrë skuadrën nga vështirësia duke qenë se lushnjarët aktualisht renditen në vendin e 12-të me 14 pikë.

Eksperienca e fundit për trajnerin 59-vjeçar ka qenë me Korabin po në Kategorinë e Parë. Sakaq, së bashku me trajnerin Canaj, kryetarja e Bashkisë së Lushnjes ka prezantuar edhe shefin e ri të klubit, Marjus Sula.

Agim Canaj, trajneri i ri i Lushnjës

Agim Canaj, trajneri i ri i Lushnjës

Agim Canaj, trajneri i ri i Lushnjës