SPORT, 5 Janar 2022, 09:46

Orë vendimtare për Bajramin, klubi i Serisë A shumë pranë marrëveshjes për mesfushorin kuqezi

Orë vendimtare për Bajramin, klubi i Serisë A shumë

Sasuolo del zbuluar për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, i cili është dhe i preferuari i trajnerit Dionisi që e ka stërvitur tek Empoli.

Drejtuesit emilianë kërkojnë zëvendësuesin e Xhuriçiç i cili pritet të lërë Sasuolon dhe trekuartisti shqiptar cilësohet si ideal në skemat e Dionisit.

Klubi tjetër i cili po kërkon me ngulm Bajramin është Kaljari, i cili pret të mbledhë milionat e Nandezit për një goditje në merkato, por për momentin pista e Sardenjës duket se nuk e ka “ngrohur” lojtarin.