TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sauthemptoni, ku aktivizohet edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja, do të ndryshojë pronësi. Miliarderi serb, Dragan Solak, do të jetë pronari i ri i klubit. Lajmin e ka bërë publik vetë klubi në një postim në Instagram, ku shpjegon detajet e kësaj lëvizjeje.
“Përgjatë këtyre dy viteve kemi kërkuar një investitor të duhur për klubin. Tani kemi gjetur zgjedhjen perfekte. “Sport Republic” janë investitorë me eksperiencë në fushën e futbollit,” u shpreh drejtori i klubit Martin Semens.
“Sport Republic” është një kompani me bazë në Londër, e themeluar nga Henrik Kraft dhe Rasmus Ankersen. Vizioni i tyre është të ndihmojnë futbollin dhe teknologjinë, që të arrijnë maksimumin e potencialit. Miliarderi serb, Dragan Solak është themeluesi i “United Group”, e cila është lider në fushën e telekomunikacionit dhe medias në Europën lindore.
View this post on Instagram