SPORT, 4 Janar 2022, 15:27

Interi gjen pasuesin e Handanoviç, portieri firmos për pesë vite me zikaltërit

Interi gjen pasuesin e Handanoviç, portieri firmos për pesë

Interi godet në merkato, teksa ka siguruar për të paktën pesë vitet e ardhshme shërbimet e portierit Andre Onana.

Kamerunasi, i cili paraditen e sotme zbarkoi në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur “të zezën në të bardhë”, firmosi një kontratë deri në 30 qershor të 2027 me skuadrën zikaltër.

Menjëherë pas firmës 26-vjeçari do t’i bashkohet kombëtares së tij, Kamerunit për të luajtur në Kupën e Afrikës.

Zyrtarizimi i transferimit të portierit Onana pritet që të ndodhë brenda muajit shkurt.

Onana vjen tek Interi me parametra zero, pasi kontrata e tij me skuadrën e Ajaksit i skadon në 30 qershor.