TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Manchester United nuk del dot nga tuneli ku është futur që prej nisjes së sezonit. Pavarësisht kualifikimit drithërues të enjten e shkuar në sfidën e kthimit ndaj Lyon në çerekfinale të Europa League, në Premier League, “Djajtë e Kuq” zhvillojnë performancën e radhës zhgënjyese duke u mundur 0- nga Wolverhampton.
Sfida u vendos nga një perlë e Pablo Sarabia me një ekzekutim perfekt nga goditja e dënimit. United po mbyll një sezon nga më të errëtit në historinë e tij të lavdishme. Me vetëm 38 pikë, 5 javë nga fundi, ky do të jetë sezoni më i keq për ta sa i takon pikëve të grumbulluara edhe në rast se do t’i fitojnë të 5 sfidat e mbetura. Humbja ndaj Wolverhampton ishte ndërkohë e 15 këtë sezon në Premier League, një tjetër rekord negativ që vendoset nga ekipi i drejtuar nga Ruben Amorim. United ka koleksionuar vetëm 10 fitore, ndaj një tjetër rekord negativ do të vendoset edhe në këtë aspekt, pasi sezoni më i dobët i Manchester United sa i takon numrit të fitoreve brenda një sezoni ka qenë ai i 2021-2022 me 16 fitore. Ndoshta fitimi i Europa League mund të jetë ngushëllimi i vetëm për United, por sidoqoftë ky do të jetë një sezon që tifozët e “Djajëve” nuk do ta harrojnë dot kurrë.
Ndërkohë Chelsea fiton me përmbysje derbin e Londrës ndaj Fulham, me “blutë e Londrës” që triumfuan me shifrat 1-2. Goli i Iwobit për vendasit u përmbys nga skuadra e Enzo Marescës vetëm në fund të takimit, falë dy golave shumë të bukur të George dhe Netos. Me këtë fitore Chelsea e shikon veten për momentin në zonën Champions sërish, teksa ndodhet në vendin e 5 me 57 pikë.