SPORT, 20 Prill 2025, 21:45

Zbulohen kundërshtarët e Napolit dhe Interit në 5 ndeshjet e mbetura të Serisë A

Zbulohen kundërshtarët e Napolit dhe Interit në 5 ndeshjet e

Humbja ndaj Bolonjës i ka kompromentuar ndjeshëm pozitat e Interit në Serinë A. Kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga fundi i kampionatit, zikaltrit e Inzagit ndajnë kreun me Napolin, me 71 pikë secila. 

Por “malorja” duket më e fortë për Interin në 5 ndeshjet e mbetura, pasi do të përballet me kundërshtarë më të fortë se Napoli në letër. 

Duke filluar që nga dueli i ardhshëm, ku Interi do të presë Romën, më pas do të luajë sërish në shtëpi ndaj Veronës, në datën 11 maj do të përballet me Torinon në transfertë, 7 ditë më vonë do të presë Lacion në “San Siro”, për ta mbyllur ndaj Komos në transfertë. 

Si të mos mjaftojnë këto 5 përballjet delikate, Interi në këtë periudhë do të përballet me Milanin në Kupën e Italisë dhe me Barcelonën në Champions.  

Ndërkohë në krahun tjetër, Napoli i Antonio Kontes, ka duele më të kalueshme në letër. Në përballjen e radhës do të presë Torinon, më pas luan në transfertë ndaj Leçes, për t’u rikthyer në shtëpi ndaj Xhenoas. Për sa i përket dy dueleve të fundit, Napoli ndeshet me Parmën në transfertë dhe e mbyll me Kaljarin në shtëpi.