TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sezoni 2024-2025 nisi me sfidën e fitimit për Real Madridin të një prej atyre titujve që Kupa Europiane ofron si një shans për të fituar diçka ndryshe.
Superkupa e Europës e luajtur në Varshavë më 14 gusht ishte gjithashtu prezantimi i botës për Kilië Mbape si lojtar i ri i Madridit. Nënshkrimi më i shumëpritur në historinë e Realit, i konsideruar nga shumë si futbollisti më i mirë në botë, iu prezantua publikut me një synim të shkëlqyer për të siguruar titullin e parë të një sezoni që përshkruante mundësinë për të fituar deri në shtatë trofe në horizontin e bardhë, diçka që asnjë skuadër futbolli nuk kishte mundur ta arrinte ndonjëherë.
Reali e nisi sezonin si kampion i Europës dhe i Spanjës pas një sezoni të suksesshëm 2023-24. Kësaj skuadre praktikisht të paarritshme iu shtuan Mbape dhe Endrik, sepse klubi nuk doli në merkato për të kërkuar alternativa në mbrojtje pas dy dëmtimeve të rënda të Eder Militaos dhe David Alaba. Pavarësisht kësaj, sezoni përparoi pa shumë pengesa. Por, formati i ri i Champions zbuloi shenjat e para jo të mira, shkruan Panorama Sport.
Faza me grumbullim pikësh pa Madridin të humbiste tri nga tetë ndeshjet, duke e detyruar Realin të shtyjnë kualifikimin nëpërmjet play off, ku kundërshtari i tyre ishte një tjetër skuadër që nuk po bënte si duhet detyrën e vet, Mançester Siti. Deri në atë pikë, gjërat po shkonin relativisht mirë për ekipin e Ançelotit, i cili në dhjetor kishte fituar trofeun e dytë të sezonit, Kupën Ndërkontinentale, duke mbajtur gjallë ëndrrën e tyre për 7! Ëndrra për shtatë trofe u thye përfundimisht në janar në të ngrohtin e Arabisë Saudite, aty ku në finalen e Superkupës së Spanjës, Barcelona i dha një goditje të fortë duke e mundur 5-2.
“Euroderbi” me Atletikon e konsumoi edhe më shumë Realin që kaloi me penallti. Me ekipin të rraskapitur fizikisht dhe mendërisht, erdhi fundosja. Së pari, me humbjen në shtëpi kundër Valencias, që e bëri shumë të vështirë Ligën. Më e keqja nuk kishte ardhur ende. Do të vinte me eliminimin në çerekfinalet e Champions nga Arsenali. Katër pikë pas Barcelonës, me një vizitë në “Montjuic” më 11 maj, programi i Madridit vazhdon të paraqesë sfida, që mund ta kthejnë sezonin e nisur si mos më mirë në si mos më keq.