TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bologna ka mposhtur Interin me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 33-të të Serie A, duke e bërë luftën për titull tërësisht të barabartë.
Interi e nisi më mirë takimin, duke rrezikuar që në start me Carlos Aguston, por ky i fundit nuk ishte i saktë.
Në minutën e 33-të, Interi kërkoi penallti, por që gjyqtari nuk mendoi për pikën e bardhë.
Të njëjtë kërkesë e kishin edhe Bologna në minutën e 50-të, por që gjyqtari i takimit nuk reagoi.
Interi ka mundur të marrë tri pikë, pasi kishte dy super raste brenda pak sekondash, me Lautaro Martinez dhe Mehdi Taremi, por njëri qëlloi shtyllën, ndërsa tjetri nga afër nuk arriti të shënojë, pasi gjuajtja e tij u bllokua.
Bologna në anën tjetër, në minutën e 90-të, kërkoi penallti për një prekje me dotë të Agustos, por sërish nuk kishte penallti.
Kur pritej që skuadrat të ndanin pikët, në skenë doli Riccardo Orsolini, që me një gjuajtje akrobatike vendosi takimin.
⚽️ GOAL: Riccardo Orsolini
???????? Bologna 1-0 Interpic.twitter.com/cXX5Vqqfq1— Goals Xtra (@GoalsXtra) April 20, 2025
Interi pas humbjes ka 71 pikë, aq sa Napoli. Bologna në anën tjetër është e katërta me 60 pikë.