SPORT, 19 Prill 2025, 18:56

7 gola dhe spektakël, Barcelona triumfon ndaj Celta Vigos

7 gola dhe spektakël, Barcelona triumfon ndaj Celta Vigos

Barcelona triumfoi 4-3 ndaj Celta Vigos. Torres realizoi në minutën e 12-të në favor të katalanasve. Mysafirët treguan që nuk kishin ardhur thjeshtë për shëtitje dhe shënuan 3 herë me Iglesias.

Ekipi i Flick u fut sërish në lojë me golin e Olmo, ndërsa Raphinha barazoi shifrat.

Në fundin e takimit, Raphinha i dhuroi fitoren Barcelonës, pasi ekzekutoi saktë një penallti. Barcelona kryeson me 73 pikë, 7 pikë më shumë se Reali që ende nuk ka luajtur për këtë javë.