TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Maks Vershtapen me Red Bull siguroi “pole position” në pistën e Jedah, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Arabisë në Formula 1. Kampioni i botës ndali kronometrin në kohën 1’27”294.
Një kohë rekord ky nga piloti holandez, që do të ndajë vijën e parë të nisjes bashkë me Oscar Piastrin, i dyti me McLaren. Diferenca mes dy pilotëve është vetëm 10 të mijëtat, çka premton për një garë të bukur të dielën.
Ajo që bie në sy është se në katër vendet e para janë 4 makina të ndryshme. Kështu, në vendin e tretë u klasifikua George Rusëll me Mercedes, që la pas makinën Ferrari të Charles Leclerc. Pra, gjithçka e hapur për garën.
Ai që zhgënjeu në këto prova është britaniku Lando Norris me McLaren, që pati një aksident në sesionin e tretë të provave zyrtare. Ai nuk regjistroi dot një kohë dhe do ta nisë garën nga vendi i dhjetë, shumë larg kreut.
Pas Leclerc, në vendin e pestë u rendit Kimi Antonelli me Mercedes dhe më pas u klasifikuan Carlos Sainz (Williams), Luis Hamilton (Ferrari), Yuki Tsunoda (Red Bull) e Pierre Gasly (Alpine), që plotësojnë top-10.