SPORT, 19 Prill 2025, 20:39

Lojtari që preferon Silvinjo, shënon golin e parë në Kroaci dhe i jep fitoren skuadrës së tij

Lojtari që preferon Silvinjo, shënon golin e parë në Kroaci

Adrion Pajaziti ka gjetur golin e parë me Goricën. Mesfushoi që ka dëgjuar fjalë të mira nga Silvinjo, i dha fitoren skuadrës së tij në transfertën e Osijek.

Në minutën e 30-të shënoi golin e vetëm të ndeshjes së vlefshme për javën e 30-të të kampionatit. Po ashtu, festimi i Pajazitit ishte i veçantë në Kroaci.

Mesfushori shqiptar tregoi mbiemrin në fanellën e tij, ndërsa stadiumi kishte heshtur. Kujtojmë se 22-vjeçari është i huazuar për këtë sezon nga Fulham.