TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Emmanuel Macron do të takohet të enjten në mëngjes me një "këshill të jashtëzakonshëm të mbrojtjes kushtuar çështjes Pegasus dhe çështjes së sigurisë kibernetike” , njoftoi zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal.
“Presidenti i Republikës po e ndjek këtë dosje sa më ngushtë të jetë e mundur dhe po e merr këtë çështje me shumë seriozitet”, theksoi ai për France Inter, duke kujtuar se Franca po vazhdon hetimet e saj pas zbulimeve mbi programin kompjuterik izraelit që spiunon celularët e tyre.
Programi në fjalë, infekton iPhone dhe celularët Android për të lejuar ata që e përdorin që të kenë qasje tek mesazhet, fotografitë, e-mail-et si dhe për të aktivizuar mikrofonin e aparatit.
Lista e numrave të telefonit të sinjalizuar nga hetimi për Pegasus përfshin më shumë se 50 mijë numra.