TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre liderët e Ballkanit Perëndimor kanë zhvilluar sot në mëngjes një takim online.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga takimi me homologun shqiptar Edi Rama dhe atë serb, Aleksandër Vuçiç.
Zaev thotë se në takim është diskutuar për përgatitjet e Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që do të zhvillohet në Shkup në 29 korrik.
“Këtë mëngjes kam pasur një takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, për të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ne organizojmë në Shkup më 29 korrik
Ne lidhemi edhe më shumë për ta bërë jetën e të gjithë qytetarëve tanë më të lehtë dhe më të mirë. Ky është Ballkani i ri, Evropian”, shkruan Zaev në rrjetet sociale.
