TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Ilir Demalia ka njoftuar se sot ka humbur nënën e tij, që siç e quan ai është “një qytetare autoktone tironce dem-babadem”.
Me anë të një postimi në Facebook, Demalia ka publikuar edhe disa vargje, kushtuar nënës së tij.
“Sot në të zbardhur të ditës, Tirona u pakësua edhe me një qytetare autoktone tironce dem-babadem. I’u largua për në Amshim, NËNA ime Naile (Belba) Demalia. Po e përcjell sot në Amshim, me ato vargje që i kam shkruar dikur…”, shkruan Demalia.
Ai lajmëron se pritja do të bëhet sot në orën 15:00 në hotel Interrnacional në Tirane.
Postimi i Ilir Demaliajt
Pusho në paqe!
Sot në të zbardhur të ditës, Tirona u pakësua edhe me një qytetare autoktone tironce dem-babadem. I’u largua për në Amshim, NËNA ime Naile (Belba) Demalia.
Po e përcjell sot në Amshim, me ato vargje që i kam shkruar dikur…
Pritja është sot më dt 22 korrik 2021 nga ora 11:00 deri në 15:00 në hotel Interrnacional në Tirane. Në orën 16 është Ceremonia e varrimit
Për TY
Thinjat t’i përkëdhela
Në belbëzime puthjesh
Kokë mbështetur mbi gjunjët e tua
Duart I ngrita
Flokët e mi
Njomi loti yt
Duart e tua
Lëmuan krifën e tët biri
Më shtrëngove në gjoksin tënd
Tik-taku zëmrës
Malli yt
Si të porsalindur
Puthe sytë e mi të lagur
Të burrit fëmijë.