AKTUALITET, 22 Korrik 2021, 09:55

“Pegasus”/ Numri i Princesësh së Dubait pjesë e listës së përgjimeve

“Pegasus”/ Numri i Princesësh së Dubait pjesë e

Numrat e telefonit të dy princeshave të Dubait, raportohet se janë pjesë në softuerin e spiunazhit, Pegasus.

BBC shkruan, se bëhet fjalë për Princeshë Latifa, të bijën e kreut të Dubait, dhe bashkëshorten e tij Haya Bint al-Hussain.

Në shkurt të këtij viti, BBC-ja publikoi një video sekrete të princeshës Latifa, në të cilën ajo thoshte se po mbahej peng dhe se kishte frikë për jetën e saj.

Ndërkohë princesha Haya kishte ikur nga Dubai më 2019 duke thënë se kishte frikë për jetën e saj.

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe i kanë mohuar pretendimet e të dyja grave.

Numrat e tyre janë në listën e rreth 50 mijë numrave të personave që besohen se ishin me interes për klientët e kompanisë me bazë në Izrael, NSO Group, e cila e ka zhvilluar softuerin për spiunim, Pegasus.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, “Amnesty International”, ka lëshuar një deklaratë duke pretenduar se këto gjetje e përfshijnë kompaninë NSO Group në katalogun e shkeljeve të të drejtave të njeriut në rastin e dy princeshave.

Megjithatë, kompania izraelite ka thënë se nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe se softueri i saj përdoret kundër kriminelëve dhe terroristëve si dhe në të kanë qasje vetëm agjencitë ushtarake, inteligjenca dhe forcat e sundimit të ligjit.