TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar ashpër ndaj ministres Elisa Spiropali, e cila ka thënë se opozita nuk ka as ekip dhe as program.
Zhupa ka shkruar në postimin e saj, se Rilindja konsideron ekip të mirë vetëm trafikantë droge, përdhunues, abuzues me fondet publike.
Po ashtu në postimin e saj ajo e cilëson Elisa Spiropalin si "zonja 5 milion euro" dhe se sondazhet e nxjerrin keq Partinë Socialiste.
Gjithashtu Zhupa ka shkruar në përfundim të postimit të saj se nëse në vendin tonë do të kishte një drejtësi të pa kapur në hetim do të ishte marrë e para Elisa Spiropali dhe më pas gjithë organizata e Rilindjes.
Postimi i plotë:
Zonja 5 milion euro e doganave sapo renditi ne tv, 3 arsye pse opozita ka dale nga parlamenti sipas saj. Ska ekip dhe program tha Elisa. Ne fakt keta ekip te mire konsiderojne vetem trafikant droge, perdhunues, trafikant femrash apo abuzues me fondet publike si vete zonja ne fjale. Sondazhen e nxjerrin keq tha Elisa. S’po iu referohem fare sondazheve te brendshme por mjafton te shohin ato publike te cilat e nxjerrin opoziten fituese te zgjedhjeve. Opozita paska frike nga reforma ne drejtesi vuri piken zonja e doganave. Opozita hoqi dore nga mbrojtja qe i ben mandati i deputetit dhe paska frike!!! Dhe vete Soros ua tha se kane deshtuar dhe gjithcka ne fakt ishte nje loje e Rames per te kontrolluar drejtesine. Nje drejtesi e pakapur do kishte marre ne hetim Elisen te paren, pastaj me rradhe gjithe organizaten e Rilindjes.’’