AKTUALITET, 24 Shtator 2021, 09:33

SPAK kërkoi lirimin, GJKKO lë sërish në burg babain e Arbër Çekajt

SPAK kërkoi lirimin, GJKKO lë sërish në burg babain e

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka refuzuar për të dytën herë lirimin e Selim Çekajt, babait të Arbri Çekajt.

GJKKO mori këtë vendim edhe pse ndaj tij SPAK kishte kërkuar masën e arrestit në shtëpi.

Selim Çekaj përfundoi në prangat e Policisë pas zbulimit të 49 kilogramë kokainë në kontejnerin me banane që vinte nga Ekuadori për llogari të kompanisë së krijuar prej tij.

E njëjtë metodë trafiku e lëndës narkotike ishte zbuluar më herët ku përfundoi në prangat Arbër Çekaj, djali i 72-vjeçarit.