TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbledhja e Kuvendit të Partisë Demokratike, kërkohet nga Sali Berisha, por kryetari PD-së, Lulzim Basha e ka mohuar kategorikisht që të mbahet një Kuvend.
Të ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Edit Harxhi dhe Astrit Patozi, ndajnë mendime të ndryshme nëse ky Kuvend do të mund të mbahet, pa aprovimin e kryetarit të partisë.
Edit Harxhi: Kuvendi do të mblidhet patjetër. Mblidhet nga një komision. Mblidhen 1500 ose më shumë firma.
Ylli Rakipi: Mblidhet edhe pa kryetarin ky Kuvend?
Edit Harxhi: Po sigurisht, do të mblidhet.
Astrit Patozi: Nuk është e thjesht. Do jetë grotesku më i madh që të mblidhet Kuvendi dhe ai nuk ta quan. Ky do të ishte fundi më i palavdishëm i asaj partie.
/TPZ.al/