AKTUALITET, 23 Shtator 2021, 21:43

"Ç'mitizimi i Amerikës ka filluar"/ Çani: Llalla nuk dënohej, nëse nuk do e 'kruante' me ambasadorin amerikan. Bëri mirë që iku nga vendi

"Ç'mitizimi i Amerikës ka filluar"/ Çani:


Arjan Çani, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka komentuar dënimin e Adriatik Llallës dhe largimin e tij nga Shqipëria. Sipas Çanit, dënimi i ish kryeprokurorit, ka ndodhur vetëm për shkak të përplasjeve të tij me ish ambasadorin amerikan Lu.

Çani foli gjithashtu edhe për rolin e amerikanëve në Shqipëri, duke deklaruar se ka filluar "çmitizimi i Amerikës në Shqipëri".

"Thelbi i kësaj historie, gjithçka është personale! Sikur Llalla të mos e kruante me ambasadorin amerikan dhe të mos thoshte ato që tha, nuk do ishte dënuar sot. LLalla pati guximin, bëri trimëri të madhe, që doli dhe tha disa gjëra që i ka kërkuar i dërguari i perandorisë në një fshat si Shqipëria.

Duhet të ndajmë pjesën e moralit nga real politika. Amerikanët bëjnë çtë duan dhe jo vetëm në Shqipëri. Amerikanët para një jave, i kanë bërë një puç të paparë francezve, që i kushton miliarda. Gringot, duan apo s'duam, bëjnë ç'të duan dhe nuk japin llogari.

Nëse fusim moral. Astriti thotë ai duhet të rrijë në Shqipëri. Po përse të rrijë Llalla në Shqipëri? Bëri shumë mirë që iku, sepse në fund të fundit, në momentin që dihet që i ka dalë kundër perandorisë, e ka sfiduar, perandoria të këput kokën. Për cfarë duhet të shesësh moral dhe të bësh trimin?

Gojët e liga thonë që Llalla ka një çantë të madhe me përgjime. Po ta arrestonin normale nuk i bën dot publike.

Kjo që po ndodh tani, ç’mitizimi i Amerikës në Shqipëri ka filluar. Them se do të ndodhë sic ka ndodhur në të gjithë vendet e Europës. Këtu shumica e shqiptarëve sa dëgjojnë ambasadoren, thonë e ka thënë Amerika. Duhet të mendojmë se pavarësisht se janë perandori edhe ata gabojnë. Ata nuk janë këtu se na duan ne, por kanë interest e tyre. Duhen parë si aleatë. Amerikanët i shohin aleatët si vende që duhen përdorur", tha Çani. /TPZ.al/