TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike kanë sjellë një debat mes analistit Mark Marku dhe deputetit Agron Shehaj.
Teksa po argumentonin në emisionin "Opinion" nëse duhet zhvilluar një Kuvend Kombëtar pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së, Mark Marku i është drejtuar Shehajt duke i thënë se nuk kishte guxim që t’i dilte kundër Lulzim Bashës.
Tonet janë ashpërsuar aq sa Mark Marku e etiketoi Agron Shehajn si biznesmen matrapaz dhe se nuk duhet të ishte në politikë, por deputeti është shprehur se ai ka qenë për një Kuvend kombëtar, për një rithemelim të PD-së, për teza për ndryshimin e PD-së.
Pjesë nga debati:
Mark Marku: Unë isha për një Kuvend kombëtar, për një rithemelim të PD-së, për teza për ndryshimin e PD-së. Sali Berisha është aty me të gjithë përkrahësit e vetë, pse nuk e pranuan një Kuvend. Të mbash një Kuvend kombëtar për shkak se Berisha ka një problem të vetin personal, nuk e kuptoj. Kuvendi Kombëtar bëhet për PD jo vetëm për një person, ju të gjithë që keni mbështet Bashën. Ti nuk guxove të ishe kundërshtar i Bashës, nuk arrite të mbaje një fjalim atje
Agron Shehaj: Leksione trimërie dhe guximi nuk mi jep dot mua. Unë ndërkohë që dola kundër Bashës si alternativë, ti bëje fushatë për Lulzim Bashën i nderuar. Nuk më jep dot leksione.
Mark Marku: Ju aty nuk hodhët asgjë…
Agron Shehaj: Ku ishe në fushatë. Ti thoshe që duhet të ndryshojmë Partinë Demokratike por jo kryetarin. Pa më shpjego pak si ndryshohet PD po nuk u ndryshua kryetari.
Mark Marku: Unë nuk isha për ndryshim që të shkonte nga Basha tek ti.
Agron Shehaj: Unë kam thënë troç se çfarë mendoj për Lulzim Bashën. Ti i bëre fushatë Lulzim Bashës dhe më thua mua që nuk pata guxim. Për atë që the më vonë se ky nuk e bën dot.
Mark Marku: Unë mendoj që një matrapaz nuk bëhet dot kryetar i PD-së.
Agron Shehaj: Për kë e ke fjalën? Unë jam matrapaz?
Mark Marku: Po, je tregtar.
Agron Shehaj: Je mirë nga mendja?
Mark Marku: Je biznesmen. Nuk duhet një biznesmen në politikë. Jam për këtë.
Agron Shehaj: Kujt i plasi.
Mark Marku: Je një personalitet i ulët krahasim me Bashën.
Agron Shehaj: Ti je i ulët se nuk ta mbajti dhe ike. Ky mentalitet komunist. Tregtia qenka baraz me matrapaz.
Mark Marku: Dy raste ka në historinë e politikës botërore, Trump dhe Berlusconi.