TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Rritja reale ekonomike është minimale, 2.45%. Pjesën tjetër e zë shitja nga energjia elektrike, e cila nuk ndikon në rritjen e punësimit dhe hapjes së vendeve të reja të punës. Shqiptarët janë më keq me Edi Ramën”. Keshtu u shpreh sot kryetari i grupit te PD Edmond Spaho ne nje reagim per mediat, i cili vuri ne dukje se “mungesa e investimeve dhe përqendrimi i ekonomisë tek disa klientë të kryeministrit kanë ndikuar për keq në ekonomi, e cila nuk ka rritje reale që të ndikojë në rritjen e punësimit apo hapjes së vendeve të reja të punës”.
DEKLARATË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, EDMOND SPAHO.
Viti i pestë i qeverisë së Edi Ramës ka përkeqësuar ekonominë e familjeve shqiptarë.
Mungesa e investimeve dhe përqendrimi i ekonomisë tek disa klientë të kryeministrit kanë ndikuar për keq në ekonomi, e cila nuk ka rritje reale që të ndikojë në rritjen e punësimit apo hapjes së vendeve të reja të punës.
Statistikat e Edi Ramës se rritja ekonomike është 4.45 përqind janë përpjekje për të mashtruar shqiptarët.
E vërteta është se zëri kryesor i të ashtuquajturës rritje ekonomike është energjia elektrike.
Numrat janë të pagabueshëm! 66.4 përqind të rritjes ekonomike e zë energjia elektrike. Thënë ndryshe, rritja ekonomike prej 4.45 përqind ka ardhur për shkak të reshjeve të shiut dhe shitjes së energjisë elektrike.
E zhveshur nga zëri i energjisë elektrike, ekonomia shqiptare rezulton keq e më keq, me një rritje minimale prej 2.5 përqind, sepse energjia elektrike nuk prodhon punësim nuk hap vende të reja pune.
Ekonomia mund të njohë rritje reale vetëm
Të gjitha këto, siç vuri në dukje Departamenti Amerikan i Shtetit, po ndodhin në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama.
Partia Demokratike beson se ekonomia mund të rritet duke e çliruar nga klientët e kryeministrit dhe krijuar mundësi reale për të gjithë.
Mundësinë për rritjen e mirëqënies së familjeve shqiptare e siguron alternative e partisë Demokratike me taksat e ulëta, lufta ndaj korrupsionit dhe dhënia fund klientelizmit dhe abuzimit me fondet.
Ata që po vjedhin sot, të jenë të sigurt se nesër do të do të shkojnë në burg për çdo qindarkë dhe pasuri të vënë me korrupsion.