TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dritan Hallunaj, gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda prej vitit 2003, i cili është pjesë e listës prioritare të vetingut pasi ka kandiduar për Këshillin e Lartë Gjyqësor eshte konfirmuar ne detyre.
Vendimi eshte dhene sot nga KPK, e cila ka deklaruar se gjyqtari konfirmohet ne detyre. Pas vendimit, Hallunaj ka falenderuar KPK per vleresimin dhe vendimin per konfirmimin e tij ne detyre. “Falenderoj KPK per vendimin. Jam i lehtesuar pas ketij vendimi”- ka thene ai.
***
Dje ai u paraqit i vetem pa avokat perballe Komisionit te Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Pamela Qirko, Suela Zhegu dhe Genta Tafa (Bungo).
Sipas ILDKPKI subjekti nuk ka probleme me pasurine. Ndaj Hallunajt ka një ankesë nga ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për vendimin e dhënë në gjyq ndaj Arben Frrokut. Hallunaj vendosi për pafajësinë e Arben Frrokut, dhe kryeprokurori Adriatik Llalla, bëri ankesë në KLD në vitin 2015. Llalla pretendoi se vendimi i gjyqtarit për Frrokun ka qenë i pabazuar dhe se ai ka bërë vlerësim provash të njëanshme. Përsa i përket pastërtisë së figurës, për gjyqtarin Dritan Hallunaj ka dy denoncime.
***
Gjyqtari Hallunaj është kandidati i fundit i Këshillit të Lartë Gjyqësor që përballet me procesin e vetingut. Nga lista prej 14 kandidatësh nga radhët e gjyqësorit, KPK ka konfirmuar 6 kandidatë, ka shkarkuar 5 dhe tre të tjerë janë ende në pritje të seancës dëgjimore apo të vendimit.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Dritan Hallunaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
