TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme televizioni grek “Mega Channel” do të mbyllet përfundimisht, pas vendimit të djeshëm të Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit.
Ky Këshill vendosi që platforma dixhitale, DIGEA, të ndërpresë aksesin e transmetimit brenda afateve ligjore.
“Mega Channel” nuk mundi të marrë licencë transmetimi si televizion kombëtar edhe psë për dy dekada ishte televizioni më i fuqishëm në vend, kjo për shkak të huave të pashlyera të aksionerëve ndaj bankave. Hua që arrijnë deri në shumën 150 milionë euro.
420 punonjësit e këtij televizioni, punuan për dy vjet pa u paguar duke shpresuar që vendimi përfundimtar do ishte në favor të tyre.
“Kemi dy vjet pa u paguar. Paratë tona janë bllokuar nga bankat. Bankat kanë marrë nga puna jonë 60 milionë euro dhe nuk na kanë dhënë as 7 milionët që janë pagat tona”, tha një nga punonjësit.
Si shenjë solidariteti me kolegët e tyre, punonjësit e televizioneve private dhe publike në Greqi ditën e sotme do të ndërpresin punën, për katër orë.
https://www.youtube.com/watch?v=FM6msl0bUjE