AKTUALITET, 23 Qershor 2020, 12:08

Sot dy raste të reja me koronavirus në Fier, njëri polic

Sot dy raste të reja me koronavirus në Fier, njëri polic


Fieri është rikthyer në problematike për sa i përket koronavirusit në vend pas rasteve të shtuara të ditëve të fundit.

Siç bën me dije ISHP, gjatë 24 orëve të fundit në këtë rreth janë konfirmuar dy raste të reja pozitive.

Bëhet fjalë për një polic nga Libofsha e Fierit si edhe një tjetër person nga fshati Peshtan.

Fieri aktualisht ka 37 raste aktive duke qenë në listën e rretheve problematike sa i përket numrit të të prekurve me koronavirus.